close
Sport

HENDBOLL: MAQEDONIA NUK PËRBALLOI SPANJËN

Hendbolllllllllllll

Sot, ndeshja vendimtare Islanda – Maqedonia (18:00)


Përfaqësuesja e Maqedonisë në kampionatin Botëror të hendbollit për meshkuj, mbrëmë në kuadër të xhiros së katërt të grupit B, pësoi humbje të thellë në përballjen me kampionin evropian Spanjën, me rezultatin 32-21. Pas disfatës ndaj Spanjës, përfaqësuesja jonë me fitoren e takimit të sotëm kundër Islandës mund të shpreson në kualifikimin e fazës kryesore të grupeve.

Në dy ndeshjet tjera të grupit B, që u zhvilluan mbrëmë u shënuan këto rezultate:  Japonia – Islanda 21-25 dhe Kroacia-Bahraini 32-20. Tabelën e kryeson Kroacia dhe Spanja me nga tetë pikë maksimale, ndërsa në pozitën e tretë është Islanda me 4 pikë aq sa ka edhe Maqedonia në vendin e katërt. Dy vendet e fundit i mbajnë Japonia dhe Bahreini pa asnjë pikë të fituar.

Sot zhvillohen ndeshjet e raundit të pestë dhe të fundit në grupin B, takohen: Bahraini – Japonia, Spanja – Kroacia dhe Maqedonia – Islanda.

Mbrëmë janë zhvilluar edhe ndeshjet e xhiros së katërt në grupin D, rezultatet: Katari – Suedia 22-23, Hungaria – Egjipti 30-30 dhe Angola – Argjentina 26-33. Tabelën e kryeson Suedia me 8 pikë para Hungarisë që ka 6, ndërsa Egjipti dhe Argjentina kanë nga 3 pikë. /Shaban Sinani/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia