close
Sport

HENDBOLL: MAQEDONIA NUK U KUALIFIKUA NË FAZËN E DYTË

Hendboll

Të shtunën fillon faza e dytë e Botërorit


Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll për meshkuj pas disfatës së mbrëmshme në ndeshjen vendimtare kundër Islandës me rezultatin 22-24, i dha fund shpresave për kualifikim me ekipet më të mira të botës. Maqedonia deri në mbyllje të këtij botërori do të luajë edhe dy ndeshje, edhe atë për renditje nga pozita e 13-të deri në atë të 16-të. Tani ekipi transferohet në Këln, ku të shtunën me fillim në orën 13:00, do të përballet me përfaqësuesen e Rusisë, varësisht nga rezultati i kësaj ndeshje më pas do të përballet me Katarin apo Kilin.

Në dy ndeshjet tjera të grupit B, Kroacia shënoi fitore të sigurt kundër Spanjës 22-19, ndërsa Bahreini mundi Japoninë me rezultat të ngushtë 23-22. Pas ndeshjeve të xhiros së pestë në të gjitha grupet tani më janë mësuar 12 ekipet e kualifikuara për fazën kryesore të garave, janë të ndara në dy grupe E dhe F. Në Grupin E do të garojnë: Kroacia, Gjermania, Franca, Spanja, Islanda dhe Brazili, ndërsa në Grupin F garojnë: Danimarka, Suedia, Norvegjia, Hungaria, Egjipti dhe Tunisi. Në ndeshjen e parë të Grupit E: Gjermania – Islanda dhe në Grupin F, Danimarka – Hungaria. Të dyja këto ndeshje zhvillohen të shtunën në orën 20:30. /Shaban Sinani/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia