close

HENDBOLL: NDESHJA E NESËRME ME SPANJËN VENDIMTARE

Kroacia dhe Spanja me pikë maksimale në grupin B


Kampionati Botëror i hendbollit për meshkuj është duke u zhvilluar sipas itinerarit të paraparë. Mbrëmë janë zhvillzuar ndeshjet e raundit të tretë, ndërsa në grupin B, ku bënë pjesë edhe Maqedonia janë shënuar rezultate të pritura. Përfaqësuesja e Maqedonisë mbrëmë në Mynih, u mund nga Kroacia me rezultatin 31:22.

Spanja shumë më rëndë se sa pritej shënoi fitore kundër Japonisë me rezultatin 26:22. Me këtë fitore spanjollët së bashku me kroatët në këtë grup kanë sukses maksimal dhe janë një hap më pranë kualifikimit në fazën e dytë të botërorit. Islanda me rezultat të thellë mundi Bahrejnin 36-18.  Pas ndeshjeve të raundit të tretë tabelën e kryesojnë Kroacia dhe Spanja me nga 6 pikë, ndërsa Maqedonia është e treta me 4 pikë.

Nesër në progarm janë ndeshjet e xhiros së katërt në Grupin B, ndërsa për Maqedoninë përballja me Spanjën mund të jetë vendimtare për kualifikim në raundin e dytë. Ndeshja Maqedoni – Spanjë, luhet nesër me fillim në orën 20:30 në “Olympiahalle” të Mynihut, ndërsa në ndeshjet tjera takohen: Japonia-Islanda (15.30) dhe Kroacia-Bahrejni (18.00). /Shaban Sanin/