close

HENDBOLL: SOT LUHET FINALJA E LIGËS SË KAMPIONËVE

Përballen Vardar – Vesprem në orën 18:00


Në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve në hendboll për meshkuj do të përballen Vardari i Shkupit dhe Vesprem i Hungarisë ku luan reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Manaskovi. Në prag të ndeshjes finale që do të zhvillohet në Këln të Gjermanisë, dy trajnerët ekipeve Roberto Garsija Parondo i Vardarit dhe David Dejvis i Vespremit tani më kanë publikuar edhe formacionet me të cilat do të përballen në finale.

Në formacionin e Vardarit është edhe Igor Karaxhiq, ndërsa në atë të Vesprem është Arpad Shterbiq. Ndeshja Vardar – Vesprem luhet sonte në “Lanxess Arena” në Këln, me fillm në orën 18:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajnë arbitrat gjerman Gepeg dhe Helbig, ndërsa delegat i EHF është italiani Marko Trespidi.

Në ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në hendboll për meshkuj Vardari me përmbysje e mundi Barcelonën me rezultatin 29-27, ndërsa Vesprem mundi Vive Kielcen 33-30. /Shaban Sinani/