close

HIDHET SHORTI PËR ZGJEDHJE LOKALE

Zgjedhje do të ketë në komunën e Dibrës, Ohrit dhe Novo Sellës


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot ka hedhur shortin për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në tre komuna: Dibër, Ohër dhe Novo Sellë.

Në zgjedhjet lokale në komunën e Dibrës, Ohrit dhe Novo Sellës, Aleanca për Shqiptarët do të garojë me numrin rendor 2, Lëvizja Besa me numrin 6, LSDM me numrin 7, BDI me numrin 1, OQM me numrin 4 dhe VMRO-DPMNE me numrin 5.

Në zgjedhjet lokale në Dibër do të garojnë Hekuran Duka nga BDI dhe Arben Agolli nga Aleanca për Shqiptarët, i cili mbështetet edhe nga Lëvizja Besa.

Në Komunën e Novo Sellës do të garojnë Nikolla Andonov nga LSDM dhe Nikollço Stoilkov nga VMRO DPMNE. Kurse në Komunën e Ohrit në garë janë Nihail Trendafilov-Nançe nga Unioni Demokratik Qytetar, Mire Milloshoski nga VMRO-DPMNE, Konstatin Georgievski nga LSDM, Stevçe Stevkovski nga Demokratët dhe Xhemal Mena nga Lëvizja Besa. Zgjedhjet lokale në Dibër, Novo Sellë dhe Ohër do të mbahen më 21 prill, së bashku me zgjedhjet presidenciale. /Klan Maqedoni/