Hillary Clinton merr pjesë në Festivalin e Filmit në Venecia

74-vjeçarja u shfaq e veshur me të njëjtin fustan që veshi 5 vite më parë në dasmën e Sophie Lasry

Hillary Clinton ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve teksa mori pjesë në Festivalin e Filmit të Venecias 2022.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara pozoi në tapetin e kuq për premierën e filmit të ardhshëm të regjisorit Noah Baumbach në Netflix “White Noise”

74-vjeçarja u shfaq e veshur me një fustan ngjyrë bojqielli të mëndafshtë , të gjatë deri në kyçin e këmbës.

Clinton veshi të njëjtin fustan pesë vite me parë në dasmën e Sophie Lasry, vajzës së biznesmenit maroken-amerikan Marc Lasry.

Fustani shfaq një dekolte me rruaza dhe një dizajn me pika të bardhë , të cilën e kombinoi me një palë këpucë të sheshta të bardha.

Ajo e kompletoi look-un e saj me një vrase argjendi të hollë, një palë vathë dhe byzylykë argjendi .

Edicioni i 79-të i festivalit të filmit ka startuar më 31 gusht dhe do të zgjasë deri më 10 Shtator. Ndërsa fituesi i çmimit prestigjioz “Luani i Artë” do të zgjidhet nga 23 filmat konkurrues.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share