close

HIQEN BARRIERAT TREGTARE KOSOVË – MAQEDONI E VERIUT

Bekteshi: Standardet të plotësohen, nuk do të ketë kompromise


Janë hequr barrierat tregtare nga ana e Republikës së Kosovës për transportin e mjaltit dhe patateve – ka njoftuar Ministria e Ekonomisë. Ministria e Tregtësisë dhe Industrisë së Kosovës e ka njoftuar të enjten Ministrinë e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut për heqjen e bllokadës. Sipas njoftimit të ministrisë së Ekonomisë , “Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë në Kosovë në fund të javës së kaluar kishte dorëzuar dokumentet e nevojshme për realizimin e mbikëqyrjes aktive dhe pasive të rasatit te peshqve, që ishin të nevojshme për importin e këtyre prodhimeve në Maqedoninë e Veriut”.

Janë tërhequr barrierat për importin e mjaltës dhe patateve drejt tregut të Kosovës – ka njoftuar ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Me vonesë prej një jave, autoritetet e Kosovës kanë dorëzuar raportin se do të monitorohet kualiteti i vezëve dhe produktëve të peshkut me çka janë përmbushur kushtet që edhe Maqedonia e Veriut ta tërheqë ndalesën e importit të këtyre prodhimeve nga Kosova.

Bekteshi ka theksuar se Maqedonia e Veriut nuk do të bëjë compromise kur bëhet fjalë për standardet që duhet të plotësohen konform rregullativës evropiane. Masat për ndalesë nuk ishin ndërmarrë vetëm për Kosovën, por edhe për të gjitha vendet që nuk zbatojnë monitorim aktiv dhe pasiv rreth prodhimeve të peshkut. /Klan Macedoni/