Hong Kongu është nën masa të rrepta të sigurisë pasi dhjetëra mijëra persona po protestojnë të dielën kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryetares dhe zbatimin e reformave.
Protestat masive filluan para disa javësh, fillimisht për shkak të një projektligji për ekstradimin e qytetarëve në Kinë, por tashmë protestuesit kanë paraqitur edhe kërkesa të tjera lidhur me sistemin e demokracisë. Para se të mbahej kjo protestë, policia kishte gjetur sasi të madhe të mjeteve shpërthyese dhe mjete të tjera të rrezikshme, bashkë me disa fletushka ku bëhej thirrje për protestë. /Agjencitë/