close

HONG KONG: KINA “MBËSHTET” TËRHEQJEN E LIGJIT PËR EKSTRADIM

Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, tha se Qeveria e Kinës “e kupton, e respekton dhe e mbështet” tërheqjen e ligjit për ekstradim, i cili shkaktoi protesta të dhunshme në këtë vend. Ligji do të lejonte që kriminelët e dyshuar të ekstradohen nga Hong Kongu në Kinë. Ai është parë si dëshmi e kontrollit në rritje të Kinës mbi Hong Kongun dhe ka nxitur njerëzit të dalin në rrugë tash e sa muaj. /Kan Macedoni/