close

HONG KONG: KUNDËRSHTOHET PROJEKTLIGJI PËR EKSTRADIM

Dhjetëra mijëra persona po marshojnë në Hong Kong, për të kundërshtuar një projektligj, që kritikët thonë se mund t’i lejojë Kinës që të targetojë kundërshtarët politik në këtë territor.

Projektligji kundërthënës i ekstradimit, do të lejonte që kriminelët e dyshuar të mund të dërgoheshin në Kinë për gjykim. Protestat pritet që të jenë më të mëdhatë që prej vitit 2014, kur Lëvizja Ombrella organizoi protesta, ku qindra mijëra njerëz morën pjesë. /Agjencitë/