Protestat kundër qeverisë në Hong Kong janë përfshirë sërish nga dhuna, pasi policia ka përdorur topa uji dhe të paktën një zyrtar policor ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në shenjë paralajmërimi gjatë përleshjes. Gjatë fundjavës janë arrestuar 65 persona. /Agjencitë/