Mijëra protestues dolën rrugëve të Hong Kongut këtë të diele, një ditë pasi që dhuna shpërtheu mes protestuesve anti-qeveritarë dhe policisë. Qyteti i Hong Kongut është duke përjetuar një krizë të madhe politike për shkak të protestave të shumta të muajve të fundit. E të gjitha këto erdhën si pasojë e një projekt-ligji i cili pritej që të votohej në parlament e që do të lejonte ekstradimin e të dënuarve në pjesën tjetër të Kinës.
Protestuesit kanë paralajmëruar se nga e hëna do të fillojnë një grevë e përgjithshme. Policia tha se kanë arrestuar më shumë se 20 persona për shkak të veprimeve të jashtëligjshme dhe sulmeve në objektin e asamblesë. Gjatë së shtunës policia sulmoi protestuesit me gaz lotsjellës duke nxitur reagime edhe më të mëdha. /Agjencitë/