Policia në Hong Kong u përlesh me protestuesit në përvjetorin e kthimit të ish-kolonisë britanike nën sundimin e Kinës. Ceremonia e ngritjes së flamurit u zhvillua nën masa të rrepta të sigurisë, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit që bllokuan një rrugë pranë.
Udhëheqësit e Hong Kongut dhe mysafirët në ceremoni e përcollën nga brenda ngjarjen dhe jo nga jashtë, siç bëjnë zakonisht. Qeveria, megjithatë, tha se vendimi për të zhvendosur audiencën u mor për shkak të kushteve të motit. /Agjencitë/