Protestat pro-demokracisë në Hong Kong pritet të vazhdojnë më 2 shtator, teksa studentët universitarë, që janë një prej shtyllave kryesore të lëvizjes protestuese, bëjnë thrrje për bojkot dyjavor të vitit të ri akademik.
Dy marshet e autorizuara dhe thirrjet për greva të përgjithshme vijnë teksa mijëra protestues kanë bllokuar rrugët dhe transportin publik drejt aeroportit më 1 shtator. Është raportuar se si pasojë e kësaj situate dhjetëra fluturime janë anuluar. /Agjencitë/