Mijëra protestuar kanë dalë të dielën në rrugët e Hong Kongut. Ata i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, që ta “çlirojë” qytetin e kontrolluar nga Kina. Policia u përkujdes që ta kontrollonte turmën e protestuesve, të cilët mbanin në duar çadra dhe pankarta të ndryshme.
Ata u dëgjuan duke brohoritur “Luftojmë për liri, qëndrojmë për Hong Kongun” dhe “Rezistoji Pekinit, çliroje Hong Kongun”. Muajin e kaluar, presidenti amerikan tha se Kina duhet ta zgjidhë problemin e Hong Kongut në mënyrë humane para se të arrijë marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara. /Agjencitë/