close

HONG KONG- SULMOHEN QYTETARËT NË STACION

Disa burra të veshur më bluza të bardha dhe që dyshohet të jenë pjesëtarë bandash, sulmuan protestuesit pro demokracisë dhe disa kalimtarë në distriktin e Yuen Long. Në disa filmime të postuara në rrjetet sociale duken dhjetëra agresorë teksa godisan personat që ndodhen në stacion me shkopa druri dhe hekuri. Si pasojë e dhunës 45 vetë mbetën të plagosur, një prej të cilëve në gjendje kritike. Dhuna në stacion pasoi protestat e zhvilluara më herët gjatë ditës së dielës. /Agjencitë/