Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, do të njoftojë të mërkurën tërheqjen zyrtare të projektligjit për ekstradim. Ky projekt-ligj shkaktoi trazira për muaj të tërë në Hong Kong, pasi përmes tij lejohej ekstradimi i banorëve të Hong Kongut në territorin e Kinës.
Protestat, u nxitën për shkak të këtij projekt-ligji, mirëpo më pas u zgjeruan në një lëvizje më të gjerë, që bënte thirrje për hetime të pavarura të brutalitetit të policisë, dhe për demokraci më të madhe në Hong Kong. /Agjencitë/