close
Top LajmeVendi

HULUMTIM I CILËSISË SË TOKËS BUJQËSORE

Screenshot_2

Shoqatat ekologjike ‘Villa Zora’ dhe ‘Eco Guerrila’ kanë bërë analiza të disa tokave bujqësore për të parë përbërjen e tyre. Sipas rezultateve të dala tokat bujqësore kanë koncentrim të arsenit 2.5 herë më të lartë nga sa lejohet.

Koncentrimi i arsenit në tokat bujqësore është 2.5 herë më i lartë nga sa është i lejuar në disa lokacione të Tetovës. Këtë e zbulojnë analizat e bëra në nëntor të vitit të shkuar nga Shoqata Ekologjike ‘Villa Zora’ në partneritet me  ‘Eco Guerrila-n’ nga ekzemplarët e marrë nga tokat bujqësore.

‘Sot prezantuam rezultatet të cilat kanë dalë nga ekzemplarët e marrë në disa toka bujqësore të Tetovës Velesit, Kavadarcit dhe Shkupit ku hasen metale të rënda të rrezikshme për shëndetin. Qëllimi i këtij projekti është të bëjmë evidencën e asaj se çfarë realisht po ndodh me tokat bujqësore të këtyre qyteteve dhe dëshirojmë që të gjithë qytetarët në Maqedoni të hanë ushqim të pastër dhe të shëndetshëm.’ –tha Nenad Kociç – ‘Villa Zora’.

Arianit Xhaferri nga Eco Guerrila deklaroi se mostra për Tetovën janë marrë vetëm në fshatin Jegunovcë në afërsi të fabrikës Jugohrom dhe në afërsi të fabrikës Teteks, ndërkaq pritet që hulumtime në lokacione të tjera të bëhen në vazhdim për të parë cilësinë e tokës bujqësore në përgjithësi në qytetin e Tetovës.

Këto shoqata ekologjike bëjnë thirrje deri tek qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që e njëjta të ndërmarrë masa në tokat bujqësore në mënyrë që të parandalohen produktet e dëmshme nga konsumimi i përditshëm i qytetarëve. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia