close
Top LajmeVendi

HULUMTIM: TË RINJTË DHE MENDIMI KRITIK

Screenshot_4

Interneti burimi kryesor i informimit


Më shumë se dy e tretave e të rinjve do të bisedonin për një problem shoqëror, tregojnë të dhënat e ciklit të parë të hulumtimit të zbatuar nga Fondacioni për internet dhe shoqëri Metamorfozis dhe Evrotink – Qendra për strategji evropiane.

A ekziston vetëm dëshira ose aftësia e zhvilluar tek të rinjtë për mendimin kritik? Si mendojnë të rinjtë por edhe si informohen? Këto janë cështjet kyce që janë prezantuar nga hulumtuesit e Metamorfozis dhe Evrotink.

“Vetëm një për qind e të anketuarve kanë arritur që saktësisht të përgjigjen në të katër testet logjike, kurse 2% tre nga të kaërtat. Kjo tregon se dëshira që të mendojnë në mënyrë kritike është e madhe, kurse aftësia për mendim kritik nuk është gjithaq e madhe sikurse del nga qëndrimi i tyre. Nga të anketuarit 565 nuk mendojnë mirë kur janë nën presion ,kurse 74.4% duhet që të kenë mendim të më madh kritik.” – shprehet Aleksandar Stojanovski- Hulumtuesit “Evrotink”.

Gjetjet e hulumtimit tregojnë se të rinjtë më së shumti informohen përmes internetit. Madje 38% të informacioneve I marrin nga mediat elektronike, 32% nga mediat sociale-Facebook, Instagram, 8% nga televizionet, kurse 1% nga mediat e shtypura. Dyshimet për vërtetësinë e lajmit ekzistojnë, kurse sipas Stojanovskit, të rinjtë dijnë të bëjnë dallimin mes lajmit të vërtetë e të rrejshëm.

“Më së shpeshti i detyrojnë të rinjtë të besojnë se ndonjë lajm është me përmbajtje jo të rregullt ose është një lajm i rrejshëm. Ishin shtruar shkaqet e dyshimeve tek të rinjtë për kualitetin e lajmeve” – thotë Aleksandar Stojanovski.

Stojanovski gjithashtu ka theksuar se të rinjtë gjatë javës, mesatarisht qëndrojnë 39 orë në internet, 13 orë në television dhe katër orë duke dëgjuar radion. Nga të anketuarit 22% e shfrytëzojnë televizionin që t`i ndjekim përmbajtjet informative, 20% ata edukative, kurse vetëm 1% ndjekin emisionet kontaktive. /Verica Dimitrijevska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia