Budapesti u përfshi sërish nga protesta antiqeveritare. Mijëra vetë marshuan kundër politikave të qeverisë së Viktor Orban, por sidomos kundër reformës së kontestuar të punës.
Bashkimi i Sindikatave i ka dhënë 5 ditë afat qeverisë së kryeministrit Orban për të ndryshuar legjislacionin skllavërues të punës.
Në të kundërt sindikalistët paralajmërojnë grevë të Përgjithshme kombëtare. Edhe opozita vendase ka paralajmëruar se do t’i bashkohet kësaj greve. /Agjencitë/