VENDIMI ME SERBINË HYN NË FUQI MË 14 JANAR
Nga sot qytetarët e Maqedonisë së Veriut, mund të hyjnë në Mal të Zi pa testin PCR, kurse nga e enjtja edhe në Serbi.
Qeveria përmes një komunikate njoftoi se, Kryeministri Zoran Zaev ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministren serbe Ana Bërnabiq ku është dakorduar se nga 14 Janari të hiqet testi I detyrueshëm PCR për hyrje në Serbi, me cka sërish do të vendoset reciprociteti dhe komunkimi I papenguar të qytetarëve të dy vendeve.
Nga ana tjetër, Ministrja e Drejtësisë së Malit të Zi, Jelena Borovinoviq – Bojoviq ka njoftuar se është marrë vendimi që hyrja në Mal të Zi, për qytetarët e Maqedonisë së Veriut të jetë pa testim të detyrueshëm për COVID-19.
Deri më tani, qytetarët e vendit tonë, pas teste PCR mund të hynin vetëm në Shqipëri dhe Kosovë. Nga vendet fqinje, hyrja në Bullgari lejohet vetëm me testin PCR, kurse kufiri grek, për shtetasit e vendit është mbyllur që nga fillimi I pandemisë.
Nga 28 Dhjetori edhe Turqia vendosi testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë për të gjithë të huajt që hyjnë në këtë vend, derisa për tranzitim nuk ka nevojë për test të tillë.
Për hyrje në vendin tonë, shtetasve të huaj nuk u duhet testi PCR. Qeveria më 6 Tetor të vitit të kaluar miratoi vendimin që qytetarët e Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës mund të hyjnë në vendin tonë pa teste PCR. /KlanMacedonia