I burgosuri iku nga burgu i Idrizovës, e gjen policia e Tetovës

Policët e Sektorit për Punë të Brendshme – Tetovë, sot rreth orës 10:20 në rrugën “Shtipska” në Tetovë kanë ndaluar 41-vjeçarin me iniciale K.K nga Tetova, njofton MPB.

MPB bën me dije se personi K.K. është i njëjti i cili kërkohej me urdhër të KPU “Idrizovë” – Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e gjysmë, për veprën penale “vjedhje”, e dënueshme nga neni 235 i Kodit Penal.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

K.K. është kthyer në hapësirat e KPU “Idrizovë” për vuajtje të dënimit me burg.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share