Shkëndija ka mision të vështirë, por jo të pamundur në transfertën me F91 Dudelanzhe sot në Luksemburg. Brenda skuadrës ekziston besimi se ekipi është i aftë për të marrë rezultat që do të siguronte kualifikim në raundin e tretë të eliminatoreve të UEFA-s në Liga Evropë. Ish-futbollisti kuqezi, Arsim Ibraimi i cili aktualisht jeton dhe vepron në SHBA, në një deklaratë ekskluzive për Klan Maqedoni u shprehë optimsit se Shkëndija do të përmbysë rezultatin dhe do të kaulifikohet në raundin e tretë.
“Unë mendoj se Shkëndija ka potencial. Ka shumë lojtarë me eksperiencë të cilët mund të arrijnë sonte sukses që të kalojnë këtë barrierë që e kanë përpara. Mendoj se janë një ekip shumë më i mirë se sa ekipi kundërshtarë, mirëpo çdo gjë vjen me punë. Për mendimin tim për të tejkaluar këtë barrierë duhet të jepet 110 përqindshi e jo njëqind për qindi. Dhe mendoj se çunat sonte do arrijnë sukses dhe do të na gëzojnë të gjithëve.” -tha Arsim Ibraimi-Ishfutbollist i KF Shkëndija.
Ndeshja Dudelanzh – Shkëndija fillon në orën 17:55. Po sot me fillim në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, Feronikeli do të presë në ndeshjen e kthimit ekipin slovak të Bratislavës. Kampionët e Kosovës u mposhtën 2-1 në ndeshjen e parë dhe sot do të mjaftonte qoftë edhe një fitore minimale, për të vazhduar më tej. /Shaban Sinani/