close

IJF: PLANIFIKOHET STATUJË BRONZI PËR MAJLINDËN

Federata Botërore e Xhudos po planifikon të ndërtojë një statujë nga bronzi për Kampionen Olimpike, Majlinda Kelmendi. Këtë lajm e ka bërë të ditur trajneri i saj, Driton Kuka, i cili ka shkruar se çdo gjë do kryhet sa i përket anës financiare nga Federata Botërore.

“Federata Botërore e Xhudos gjegjësisht Presidenti Vizer ka vendosur që për Majlindën të angazhoj artistët më të njohur në Botë për të punuar statujen e bronztë për Kampionen tonë Olimpike! Çdo gjë do kryhet sa i përket anës financiare nga Federata Botërore, unë po kërkoj mendime të hapura ku të vendoset Statuja në ndonjë vend meritor në Vendin tonë. Shpresoj që për Majlinden të ndahet një vend meritor dhe i duhur për kryevepren që do vij nga New York-u së shpejti …” shkruan në fejsbuk Driton Kuka. /Agjencitë/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!