Ilir Iseni: Ngritja e vetëdijes kundër korrupsionit, prej klasës së parë të shkollës fillore

Zëvendësdrejtori i Akademisë së Gjykatësve dhe Prokuroëve të Maqedonisë, Ilir Iseni në emisionin Klan Debat theksoi se vetëdija kundër korrupsionit duhet të krijohet prej tek fëmijët. Fëmijët duhet të dinë, të kuptojnë vetitë negative të korrupsionit, sipas Isenit, që nga fillimet e para në shkollë.

“Ngritja e vetëdijes duhet të fillojë prej në orën e parë të klasës së parë në shkollën fillore. Nëse ne arrijmë që një fëmijë prej në klasën e parë ta vetëdijësojmë për aspektet pozitive dhe negative, të mirat dhe të këqijat, besoj se në të ardhme do të arrijmë që të formojmë individë me integritet dhe dinjitet që në të ardhmen do ta udhëheqin këtë shtet”, deklaroi Ilir Iseni./KlanMAcedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share