close

Ilir Meta: Ka ardhur koha për t’i treguar vendin pjellës më bastarde të kësaj toke

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbajti fjalimin e tij të shkurtër nga protesta e opozitës. Ai tha se ka mbaruar koha e fjalimeve dhe ka ardhur koha e veprimeve për “t’i treguar vendin pjellës më bastarde të kësaj toke”, një referim ky kundrejt kryeministrit të qeverisë, Edi Ramës.

Ilir Meta: Sot besoj se është shumë e qartë koha e fjalëve dhe e fjalimeve duhet t’i lërë vendin kohës së veprimeve të organizuara për t’i treguar vendin pjellës më bastarde të kësaj toke që orkestroi sot në ditën e samitit europian një ngjarje të denjë për një kryeministër skizofren, delinkuent dhe tradhtar. Për zbatuesin e platformës së spastrimit etnik në formën më të re që e ndien sot çdo familje shqiptare të shpopullimit, të përzënies të të rinjve, të rejave të këtij vendi përmes instalimit të jë regjimi mafioz. Prandaj të gjithë me poezinë e Avdi Nelës liri a vdekje për t’i treguar vendin këtij regjimi mafioz. Edhe njëherë përshëndetjet më të përzemërta për gjithë juve dhe liderit të PD, Prof. Dr. Sali Berishës. Liri, demokraci, Europa jemi ne!/tvklan.al

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!