close

IMAMOGLU FTESË PRESIDENTIT ERDOGAN PËR TAKIM

Kandidati i opozitës turke Ekrem Imamogllu i cili fitoi në zgjedhjet për Kryebashkiak të Stambollit, i ka dërguar thirrje për një takim urgjent Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, duke shfaqur shpresën se rezultatet e zgjedhjeve do të sjellin të mira për Stambollin.

Jam i gatshëm të punoj me Ju dhe nga ky vend u bëj thirrje për një takim sa më të shpejtë” – ka thënë Imamogllu. Ai ka shtuar se i gjithë Stambolli dhe Turqia kanë fituar në këto zgjedhje, e jo vetëm një parti apo një individ – që në qarqet turke interpretohet si zbutje të retorikës karshi kundërshtarëve politik. Pas votave të numëruara Imamogllu ka marrë 54% të votave, derisa Binali Jëldërëm 45%. /Agjencitë/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!