Ndeshja Arsenal-Chelsea luhet sonte në ora 21:00
Sonte në stadiumin “Olimpik” në Baku të Azerbejxhanit me fillim në orën 21:00, zhvillohet finalja e Ligës Europa, mes Arsenalit dhe Çelsit. Drejtësinë do ta ndaj arbitri italian Gianluca Rocchi. Për finalen e Liga Europa analisti Berat Imeri për Klan Maqedoni, deklaroi:
“Pritet një finale mjaftë interesante, një finale angleze me dy ekipe të cilat insistojnë të luajnë futboll përafërsisht se njëjtë, me fillozofi të njëjta me dy trajner mjaft të mirë, të cilët njëri prej atyre ka fituar tre herë Ligën Europa, siç është trajneri i Arsenallit Unai Emery. Ndërsa nga ana tjetër trajneri Çelsit, është një trajner mjaftë i mire të cilit i mungojnë sukseset në arenën ndërkombëtare. Presim të zhvillohet një lojë mjaftë interesante që shpresoj të që fituesi të vendoset në minutat e fundit të takimit”- tha Berat Imeri-Analist i Futbollit.
Sa i përket finales së Ligës së Kampionëve mes Liverpullit dhe Totenhamit që do të luhet në Madrid më 1 qershor, anlisti Imeri thotë:
“Ndoshta ndeshje më spektakulare e vitit, ndeshje ndërmejt dy ekipeve mjaftë të mira ndërmejt Liverpullit dhe Totenhemit. Nuk besoj se ka favorit në këto ndeshje ku episodet vendosen vetëm nga një vendosje e ndonjë lojtar i cili do bëjë diferencën në këtë ndeshje të madhe. Liverpulli ndoshta është në përparësi ndërmjet Totenhemit, por nuk i dihet asnjëherë, do të jetë mjaftë interesante për arsye se të dy ekipet kanë zhvilluar një kampionat mjaftë të mire në Ligën Angleze” -deklaroi Berat Imeri-Analist i Futbollit.
Finalja e sotme në Ligën Europa dhe ajo e së shtunës në Ligën e Kampionëve vërtetojnë faktin se futbolli anglez kthen primatin e para disa viteve në futbollin europian, krejt duke u bazuar në investimet marramendëse që bëhen në futbollin aglez që u kthehet në mënyrën më të mirë të mundshme. /Shaban Sinani/