Incidenti në shkollën e Butelit: I mituri merret në bisedë informative në MPB

DHUNA NËPËR SHKOLLA: MASH – TË DENONCOHEN RASTET!

Aktivitetet e përforcuara kundër bullizmit dhe dhunës nëpër shkolla, tashmë po japin rezultate. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, ka inkurajuar prindërit, fëmijët e të tjerët që të paraqesin raste të këtilla, pasi sipas tij, Ministria e Arsimit dhe institucionet tjera veprojnë pas cdo denoncimi, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ka raste ku është denoncuar se 2 – 3 herë nga ana e shkollës nuk është vlerësuar se rasti duhet të paraqitet. Për cdo denoncim, ka sektor të posacëm në MASH, që thërrasin shërbimet në shkolla. Që ta konfirmojmë situatën asnjëherë nuk themi të dhëna se kush e ka denoncuar rastin. Pas ardhjes së shërbimeve, nga të gjitha shkollat kërkohet se cfarë kanë ndërmarrë ligjërisht, nëse është denoncuar rasti, janë njoftuar prindërit dhe sipas atyre procesverbaleve veprojmë” – tha Jeton Shaqiri.

Konform kësaj, prindërit e nxënësve të Shkollës Fillore “Petar Zdravkovski – Penko” në Shkup, përmes një shkrese drejtuar Klan Maqedoni, kanë shprehur shqetësimin e tyre për sigurinë e fëmijëve.

Shqetësimet kanë të bëjnë me rastin kur një nxënës pasi del nga shkolla është kërcënuar nga një i mitur tjetër se do ta sulmojë në qoftë se nuk ia jep paratë që i ka. E pasi nxënësi refuzon t’ia jep, ai kërcënon se ka armë zjarri.

Rasti, sic njofton KlanM, është konfirmuar edhe nga MPB-ja nga ku thonë se nxënësi është privuar nga liria dhe se do të ngritet kallëzim përkatës.

“Më 19 maj 2023 rreth orës 11:20 minuta në oborrin e një shkolle fillore në zonën e Çairit, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Çair e privuan nga liria një të mitur nga Shkupi. Sipas denoncimit, i mituri ka marrë para me armë një nxënësi në shkollë. Me të miturin është zhvilluar bisedë informative dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzim përkatës” – thonë nga MPB.

Drejtoresha e kësaj shkolle fillore tha për Klan Maqedoni se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës, kurse po ndërmerren masa për të rritur sigurinë e nxënësve brenda objektit shkollor. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share