close

INDI – CIKLONI FANI EVAKUON MILIONA BANORË

Erëra që arrijnë deri në 205 kilometra në orë dhe më shumë se një milion persona të evakuuar. Cikloni Fani ka mbërritur në bregun lindor të Indisë me reshje të dendura dhe erëra të forta.

Deri tani janë konfirmuar dy viktima. Shumë zona janë përmbytur, shumë shtëpi janë shkatërruar, me mijëra pemë janë rrëzuar, por dhe shtylla të energjisë elektrike. /Agjencitë/