Të paktën 29 persona janë vrarë, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin, doli nga rruga në një autostradë në shtetin indian të Uttar Pradesh. Në autobus ndodheshin rreth 50 njerëz dhe udhëtonin në kryeqytetin indian, Nju Delhi.
Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Indi. Çdo katër minuta ndodh një aksident. Banorët lokal nxituan për të ndihmuar dhe shpëtuan 20 pasagjerë të lënduar. Raportet thanë se shoferin e zuri gjumi, dhe humbi kontrollin e autobusit dykatësh, para se të dilte nga autostrada. /Agjencitë/