close

INDI-NISIN ZGJEDHJET MË TË MËDHA NË BOTË

Qytetarët në Indi nisën të enjten votimin në fazën e parë të zgjedhjeve të përgjithshme, të cilat shihen si referendum për kryeministrin Narendra Modi.

Dhjetëra miliona indianë në 20 shtete dhe territore do të hedhin votat e tyre në 91 zona elektorale. Votimi prej shtatë fazash për zgjedhjen e Dhomës së Ulët të Parlamentit do të vazhdojë deri më 19 maj. /Agjencitë/