close
Bota

INDI: PËRKEQËSOHET SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE

covidindia

Situata epidemiologjike në Indi po përkeqësohet. Në spitale ka mungesë të shtretërve, oksigjenit dhe ilaçeve. Policia në kryeqytetin e Indisë Delhi u ka kërkuar autoriteteve lokale të identifikojnë më shumë lokacione që mund të përdoren si krematoriume për viktimat e COVID-19. Autoritetet indiane thanë se numri i të infektuarve ka kaluar mbi 18 milionë ndërsa brenda ditës janë regjistruar 386.452 raste të reja me COVID-19, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë brenda një dite.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia