Zyrtarët për zgjedhje në Indi kanë njoftuar se zgjedhjet e ardhshme kombëtare do të realizohen në shtatë faza në muajt prill dhe maj.
Sondazhet kanë treguar se koalicioni i udhëhequr nga kryeministri indian, Narendra Modi mund të fitojë shumicën në parlament.
Shefi i komisionit për zgjedhje, Sunil Arora ka thënë se zgjedhjet do të mbahen më 11, 18, 23, 29 prill dhe 6, 12, dhe 19 maj. /Agjencitë/