Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në një zjarr që ka shpërthyer në një hotel në qendër të Nju Delhi, kanë njoftuar ekipet e zjarrfikësve të Indisë.
Zjarri ka shpërthyer në hotelin Arpit Palace, duke bërë kështu që kati më i lartë të bëhet shkrumb e hi. Pas disa orëve zjarri është lokalizuar nga ekipet e zjarrfikësve të cilët arritën t’i shpëtojnë 35 persona.
E siç raportojnë mediat lokale, një grua dhe një fëmijë kanë humbur jetën kur nga dëshira e madhe për të shpëtuar kërcyen nga dritarja. /Agjencitë/