Bilanci i të vdekurve në përmbytjet dhe rrëshqitjen e dheut që e kanë goditur provincën indoneziane Papua është rritur në 104, ndërsa 79 persona edhe më tej rezultojnë të zhdukur, kumtoi sot zëdhënësi i Agjencisë nacionale për përballje me kriza, Sutopo Nugroho.Ai theksoi se në përmbytjet që kanë filluar të shtunën, deri më tani janë regjistruar të paktën 160 persona të lënduar. /Agjencitë/