Instagram gjobitet 405 milionë euro për shkelje të privatësisë së fëmijëve

Regullatorët irlandezë kanë gjobitur rrjetin social Instagram me 405 milionë euro për shkelje të privatësisë së fëmijëve. Në ankesë paraqiteshin shkelje sa i takon të dhënave të fëmijëve, veçanërisht për numrat e tyre të telefonit dhe adresat e emailit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Nga ana tjetër, kompania në pronësinë e të cilës është Instagram, Meta ka thënë se ka në plan që të apelojë vendimin. Kjo është gjoba e tretë që kësaj kompanie i vjen nga rregullatori iralndez.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ne miratuam vendimin tonë përfundimtar të premten e kaluar dhe ai përmban një gjobë prej 405 milionë € (349 milion £),” tha Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave të Irlandës (DPC).

Ndërkohë një zyrtar i kompanisë Meta tha për BBC News: “Ky hetim u fokusua në cilësimet e vjetra që i përditësuam më shumë se një vit më parë dhe që atëherë kemi sjellë shumë veçori të reja për të ndihmuar në mbajtjen e adoleshentëve të sigurt dhe informacionin e tyre privat. Çdokush nën 18 vjeç e ka automatikisht llogarinë e tij private kur i bashkohet Instagramit, kështu që vetëm njerëzit që njohin mund të shohin se çfarë postojnë dhe të rriturit nuk mund t’u dërgojnë mesazhe adoleshentëve që nuk i ndjekin. Ne nuk jemi dakord me mënyrën se si është llogaritur kjo gjobë dhe synojmë ta apelojmë atë.

DPC është rregullatori i kompanive të mëdha të teknologjisë me seli evropiane në Republikën e Irlandës. Asnjëherë më parë, ky rregullator nuk ka vendosur një gjobë kaq të madhe për një shkelje të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të Bashkimit Evropian.

Vitin e kaluar, kjo kompani gjobiti WhatsApp-in 225 milionë euro, ndërsa Autoriteti i të Dhënave të Luksemburgut gjobiti Amazon me 746 milionë euro./ tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share