Bekteshi: Qytetarët të shfrytëzojnë subvencionet
Në deklaratën për media, ditën e sotme ministri Kreshnik Bekteshi bëri të ditur se janë publikuar thirrje publike për qytetarët në lidhje me instalimin e paneleve diellore dhe ndërrimin e dritareve të drurit me ato PVC ose të aluminit.
Nga nesër ministria e ekonomisë pret që qytetarët të shfrytëzojnë mundësinë për të aplikuar në programin për instalimin e paneleve diellore dhe vendosjen e dritareve PVC ose të aluminit. Në deklaratën për mediat, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi theksoi se me aplikimin e këtyre masave do i ndihmoet efiçencës energjetike në vend.
‘Në kuadër të programit për promovimin e burimeve ripërtrirëse por njëkohësisht edhe për ngritjen e vetëdijes sa i përket efiçencës energjetike ne si ministri kemi publikuar thirrjet publike nga dita e premte sa i përket dy masave të cilat dalin nga ky program: masa e parë për instalimin e paneleve diellore në amviseri e cila masë ka buxhet prej 5 mln denarëve këtë vit dhe masa e dytë për ndërrimin e dritareve të drurit me ato PVC apo aluminit ku kemi ndarë 25 mln denarë.’ –deklaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Bekteshi theksoi se qytetarët janë të lirë të zgjedhin se në cilat kompani do të marrin dritaret PVC dhe solaret, megjithatë ai bëri thirrje që të mos humbet mundësia e aplikimit.
‘Nga viti 2017 deri më sot kemi subvencionuar mbi 2500 amviseri në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë qenë të interesuar për këto masa dhe dua të shfrytëzoj rastin t’iu bëj thirrje të gjithë të interesuarve që të shfrytëzojnë sa më shpejt mundësinë për të aplikuar marrë parasysh që në vitet e kaluara kemi pasur një interes shumë të madh nga ana e qytetearëve.’ shprehet ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Duke marrë parasysh se në Forumin Ekonomik u tha që Maqedonia duhet të implementojë më tepër masa për të arritur efikasitetin energjetik, ministri Bekteshi, përmendi se ndër to janë përdorimi i kolektorëve solarë, shporetët me peleta, dhe poashtu theksoi se po përgatisin një ligji të veçantë për efiçiencë energjetike. /Blerona Jakupi/