Real Madridi i Zinedine Zidane ka ende punë për të bërë, pavarësisht lojës së mirë dhe shanseve të krijuara, janë ende të pasaktë dhe bëjnë shumë gabime në mbrojtje dhe sulm.
Kjo u pa në ndeshjen ndaj Bayern Munich, ku skuadra gjermane fitoi me rezultatin 3-1 në International Champions Cup, në SHBA.
Zidane e nisi pjesën e parë me formacionin e tij më të mirë, me Hazard në fushë, por pos disfatës 1-3 nuk tregoi asgjë tjetër.
Nga ana tjetër Arsenali pas fitores kundër Bajernit, vijoi me rezultate pozitive, këtë herë në International Champions Cup mundi skuadrën italiane të Fiorentinës, me rezultatin 3-0.
Lojë e dominuar totalisht nga skuadra angleze, që shënoi dy herë me Nketiah dhe i riu Willock, që finalizoi një asist të Lacazette, një minutë para fundit.
Ndeshja e radhës për “Topçinjtë” është me Real Madridin më datë 24, ndërsa Fiorentina do të ndeshet me Benfican. /Agjencitë/