close
Bota

IOM: MBI 100 TË MBYTUR NGA PËRMBYSJA E GOMONES NË MESDHE

22806753-5AB9-4F20-8336-CACC239009EF

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) ka bërë të ditur se të paktën 100 migrantë ilegalë kanë humbur jetën gjatë përmbysjes së një barke në Detin Mesdhe. Radio Evropa e Lirë saktëson se gomoneja është përmbytur në gjirin e Libisë.

Organizata  joqeveritare franceze ‘SOS Mediterranee’ tha se pjesëtarë të saj kishin bërë kërkime në zonën ku ka ndodhur incidenti, në verilindje të Tripolit, dhe ishin gjetur të paktën 10 trupa, ndërkohë që sipas të dhënave të saj në gomone kishte pasur gjithësej 130 migrantë.

‘Prej kur kemi arritur në zonë, ne nuk kemi gjetur të mbijetuar dhe kemi parë të paktën 10 trupa në afërsi të anijes,’ – ka thënë Luisa Albera, koordinatore në këtë organizatë.

Sipas saj, organizata ka pasur vështirësi që të organizojë ekipet e shpëtimit, pasi është raportuar për tri anije në ujërat ndërkombëtarë të Libisë.

Sipas të dhënave të ‘SOS Mediterranee’, nga fillimi i vitit e deri tani mëse 350 njerëz kanë gjetur vdekjen në pjesën qendror e të Mesdheut./ Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia