Irani është duke shënuar 40-vjetorin e Revolucionit Islamik, që i ka dhënë fund monarkisë dhe është përcjellur me katër dekada të rregullit klerik.
Qindra mijëra persona pritet të marrin pjesë në organizimin qeveritar në Teheran dhe qytete tjerë për të shënuar 11 shkurtin e vitit 1979, kur mbështetësit e liderit suprem të Iranit, kanë rrëzuar nga pushteti monarkun e përkrahur nga Shtetet e Bashkuara, Shah Reza Pahlavi. /Agjencitë/