close

IRLANDË: AUTO-BOMBË PARA GJYKATËS

Një bombë e vendosur në një makinë ka shpërthyer jashtë selisë së gjykatës në Londonderi të Irlandës së Veriut. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, pak pasi policia kishte marrë një sinjalizim nga një telefonatë anonime.

Në momentin e shpërthimit disa oficerë ndodheshin në vendin e ngjarjes, por për fat të mirë asnjë prej tyre nuk ka mbetur i lënduar.

Autoritetet lokale nuk kanë dhënë detaje mbi autorin e mundshëm të këtij akti, por kanë deklaruar për BBC se automjeti ishte vjedhur në një lokalitet tjetër. Për hetuesit, bëhet fjalë për një paralajmërim. /Agjencitë/