Zëvëndëskryeministri irlandez, Simon Coveney, bëri publik legjislacionin që vendi i tij e ka përgatitur për të menaxhuar një Brexit pa marrëveshje.Megjithatë, ai tha se shpreson të mos ketë nevojë përdorimi i tij.
Nëntë departamente qeveritare kanë punuar për përpilimin e legjislacionit që mund të përdoret në rast se Britania nuk arrin të miratojë një marrëveshje të re të Brexit-it pasi ajo paraprake nuk u votua nga parlamenti.
Zëvëndëskryeministri irlandez, tha se një Brexit i “çrregullt” do të ishte një “humbje” për Britaninë e Madhe, BE-në dhe Irlanden. /Agjencitë/