close
Bota

ISAAC HERZOG ZGJIDHET PRESIDENT I IZRAELIT

82C9DFF4-7696-4866-ABE7-A6D80A2B5071

Politikani veteran, Isaac Herzog, u zgjodh të mërkurën president i Izraelit. Parlamenti prej 120 anëtarësh e zgjodhi Herzogun, 60 vjeç, në një votim anonim. Ai është ish-kryetar i Partisë Laburiste të Izraelit, ndërsa si udhëheqës i opozitës ka garuar kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, por pa sukses. Herzog thuhet se vjen nga një familje e shquar zioniste.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia