close

ISH-DEPUTETI NDËRHYN NË TË DHËNAT E REGJISTRIT QENDROR

Josifovski ndalohet nga policia


Ish-deputeti nga radhët e Partisë Popullore Social – Demokrate, Lubomir Josifovski, dje në mbrëmje është arrestuar për shkak se ka vjedhur të dhëna për ndërmarrjet nga sistemi i Regjistrit Qendror, ku ka qenë i parapaguar. Sulmi në sistem është detektuar menjëherë nga administratorët e Regjistrit Qendror dhe është paraqitur në MPB, ku dhjetë ditë i kanë ndjekur onlajn aktitvitetet e Josifovskit në regjistër.

Janë grumbulluar fakte të mjaftueshme gjatë ditës së djeshme dhe Josifovski përfundoi në marrje në pyetje disaorëshe në stacionin policor “Beko”, ndërsa është bërë bastisje në banesën në rrugën “Partenij Zografski” në Qendër, ku ai ka qëndruar derisa i ka tërheqëur të dhënat nga regjistri qendror.

Nga MPB-ja njoftojnë se pas marrjes në pyetje disaorëshe në stacionin policor Josifovski është lënë i lirë, ndërsa kundër tij do të ngrihet kallëzim penal.

“Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale në Byronë për siguri publike, më 2 shtator 2019, pas denoncimit nga ana e Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe konsultimit me Prokurorin Publik të autorizuar, e privon nga liria për shkak të ekzistimit të bazës për dyshim për kryerjen e veprës penale “Dëmtim dhe ndërhyrje e paautorizuar në sistemin komjuterik”, thonë nga MPB-ja.

Nga Regjistri Qendror njoftuan se ndërhyrja nëpërmjet logos së ndërmarrjes së Josifovskit, INFOGRUP SHPK Shkup, është detektuar menjëherë dhe është paraqitur në MPB. Prej atje theksojnë se të dhënat nga regjistri nuk janë komprometuar.

“Ndërhyrja është kryer me keqpërdorimin e sigurisë dhe me tejkalimin e pengesave të sigurisë nga ana e Kompanisë për përpunimin e të dhënave, hostimin dhe aktivitete të ngjajshme INFOGRUP SHPK Shkup. Në këtë mënyrë ky person juridik në mënyrë të paautorizuar ka siguruar të dhëna nga regjistrat që i udhëheq Regjistri Qendror. Theksojmë se gjatë ndërhyrjes nuk janë rrezikuar gjendja dhe integriteti i të dhënave në të gjithë regjistrat që i udhëheq Regjistri Qendror”, njoftojnë nga Regjistri Qendor.

Lubomir Josifovski ka qenë deputet në Kuvend në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2016 dhe ka qenë kundërkandidati i Tito Petkovskit për lider të partisë. /Klan Macedoni/