close
Sport

Ish-e dashura e Mërgim Berishës me akuza të forta për futbollistin: Erdhi i dehur në 4 të mëngjesit dhe më nxori nga shtëpia

merg1-780×439-1-696×392

Futbollisti shqiptar Mërgim Berisha i cili jeton dhe vepron në Turqi, ka qenë disa herë pre e lajmeve me tituj bombastikë për jetën e tij private.

Disa prej mediave turke raportuan kohë më parë se ai kishte ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij, ndërkohë që kjo e fundit më në fund ka thyer heshtjen rreth këtij rasti.

Ajo përmes disa postimeve në rrjetin social Twitter ka rrëfyer se 24 vjeçari po bënte jetë të shfrenuar dhe se ajo po e priste në shtëpi deri në orët e hershme të mëngjesit.

“Tri vite lidhje, rreth dy vite fejesë, kemi jetuar bashkë për 1 vjet e gjysmë dhe më nxori nga shtëpia 2 muaj para dasmës, sepse faktet ishin shumë të rënda për të. 3 javë pasi marrëdhënia e jonë mori fund, njerëzit e panë me një person të ri dhe tash ai e ka shfaqur këtë hapur në rrjetet sociale. Të lutem, më lër të qetë”, ka shkruar modelja nga Kosova Vesa Vllasaliu, transmeton mediumi turk “Cumhuriyet”.

Një nga përdoruesit i kishte komentuar modeles shqiptare, duke e pyetur: “Cilat janë faktet me të cilat ai nuk është përballur? Pse nuk guxoni t’i thoni ato?”.

Ndërkohë, bukuroshja me origjinë nga Kosova nuk nguroi që t’i përgjigjet ndjekësit.

“Deri në orën 4 të mëngjesit nuk duhet ta lini një grua vetëm në shtëpi. Një natë para ndeshjes ai ishte argëtuar me miqtë e tij deri në orët e vona të natës dhe erdhi në shtëpi i dehur. Ai më tha diçka dhe unë e ofendova. Paç fat me alkoolin”, shkroi Vllasaliu.

Mediat turke kishin raportuar se Berisha përpos që kishte ushtruar dhunë mbi ish-të dashurën, ai edhe e kishte përjashtuar nga shtëpia pak para dasmës së tyre të planifikuar.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia