close

ISH-PRESIDENTI KROAT: SERBIA TA NJOHË KOSOVËN

Ish-Presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, thotë për Televizionin Klan se Beogradi zyrtar duhet ta njohë së pari Kosovën e pastaj mund të bisedohet për korrigjimin e vijës kufitare.

Ish-Presidenti i Kroacisë thotë se Maqedonia dhe Greqia duke firmosur Marrëveshjen e Prespës, lidhur me emrin, kanë dhënë një kontribut historik jo vetëm për Ballkain Perendimor, por edhe për zhvillimin demokratik të Evropës.

Në një intervistë ekskluzive dhënë kolegut Seladin Xhezairi, zoti Mesiq ka folur edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Sipas tij Beogradi zyrtar është fajtor për gjithë këto tensione.