Kina tha se ish-shefi i Interpol-it, Meng Hongwei, ka pranuar në gjyq se ka marrë mbi dy milionë dollarë ryshfet. Media shtetërore tha se gjykata në qytetin Tianjin do ta shqiptojë vendimin e saj në një datë të mëvonshme. Meng, i cili ka qenë udhëheqësi i parë kinez i agjencisë ndërkombëtare të policisë, është zhdukur në një udhëtim nga Franca për në Kinë, shtatorin e kaluar. Pekini më pas ka konfirmuar se ai është arrestuar, në kuadër të luftës së presidetit kinez, Xi Jinping, kundër korrupsionit. /Agjencitë/
ISH-SHEFI I INTERPOL-IT PRANON SE KA MARRË RYSHFET
