close

ISHUJT BAHAMAS PO PËRBALLEN ME URAGANIN “DORIAN”

Ishujt Bahamas po bëhen gati të përballen me uraganin “Dorian”, i cili është përforcuar duke u ngjitur në kategorinë e katërt të stuhive. Stuhia, e konsideruar “jashtëzakonisht e rrezikshme”, pritet të godasë ishujt ditën e diel, përpara se të zbarkojë në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, autoritetet kanë mbyllur disa aeroporte në ishujt përreth, por ai ndërkombëtar do të qëndrojë i hapur edhe gjatë së dielës. “Dorian” mund të ketë një lartësi prej 4.6 metrash dhe pritet të fryjë me një shpejtësi deri në 225 kilometra në orë. Meteorologët kanë paralajmëruar se ai mund të jetë më i keqi që kur uragani “Endriu” vrau 65 persona dhe shkatërroi 63 mijë shtëpi në vitin 1992. /Agjencitë/