close
Vendi

ISMAILI: KAM VEPRUAR KONFORM METODOLOGJISË SË MINISTRISË SË KULTURËS

BBC55CEB-D386-4CAD-A468-8336BD32AA5F

RAPORTI I ENTIT SHTETËROR PËR REVIZION KA KONSTATUAR NJË SËRË PARREGULLSISH


Revizori shtetëror ka konstatuar më shumë parregullsi gjatë ndarjeve të mjeteve për projekte me interes kombëtar përmes Ministrisë së Kulturës. Sipas revizorëve Ministria ka paguar para për projekte me dokumentacione jo të kompletuara pa pasur një konfirmim se projekti është realizuar, kurse janë paguar edhe projekte që kanë kushtuar më shumë se sa që e lejon ligji. Ish ministri i Kulturës Hysni Ismaili,thotë se për raportin do të flasë pas përfundimit të hetimit nga policia financiare dhe prokuroria. Ai tha se punën si ministër i Kulturës e ka bërë në mënyrë ligjore.

Revizioni shtetëror ka konstatuar se Ministria e Kulturës ka paguar 6.6 milionë euro për të financuar projekte të konkursit vjetor pa I definuar kriteret dhe kushtet për mënyrën e ndarjes së mjeteve në vitin 2019. Ndryshe, në atë vit, Ministra për Kulturë ishin Asaf Ademi dhe Hysni Ismaili. Ky I fundit I pyetur të komentojë gjetjet e revizionit tha se bëhet fjalë për një periudhë pesëvjecare dhe se kur do ta kenë të plotë raportin, do të prononcohen për shifrat. Ish-Ministri Ismaili tha se aktivitetet vjetore në këtë Ministri janë bërë në përputhje me ligjin.

HYSNI ISMAILI – ISH-MINISTËR I KULTURËS

“Unë atje si Ministër kam vepruar sipas asaj metodologjie që ka qenë edhe para 10 apo 20 viteve. Unë atë metodologji të shpërndarjes së librave e projekteve, nuk e kam shpikur por e kam gjetur aty. Për shkak se e kam parë se nuk është në rregull ajo metodologji, se ka vend për subjektivizëm, unë kam ndërhyrë dhe me Ligjin e ri është paraparë me kushte specifike dhe me nene të ligjit që sa më shumë të kushtëzohet subjektivizmi I Kryetarit të Komisionit, anëtarëve e kështu me radhë”

Në Raportin e revizorëve gjithashtu thuhet se si implikime të ardhshme financiare në buxhetin e shtetit ka mundësi të ndërlidhen edhe punët ndërtimore për Teatrin e Dramës dhe ndërtimi I Objektit me kompozim skulptural /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia